E diel, 20 Prill, 2025
17.8 C
Skopje

Polici godet në fytyrë gruan, shpërthejnë reagimet (VIDEO)

Polici Jeff Bonar ka goditur në fytyrë me grusht një grua, derisa ajo po mbahej e bllokuar nga një policë tjetër në shtetin Arizona. “Nuk kam bërë asgjë, ju lutem”, thërret gruaja, të cilës pas një rezistence të vogël, i vihen prangat, transmeton gazeta KOHA. Megjithëse policia ka mohuar të ketë pasur fletë-arrest për gruan, polici Bonar ka thënë se grushti në fytyrën e saj ka ardhur pasi ajo nuk i është bindur urdhrit për t’u shtrirë në tokë. Megjithatë, pamjet filmike tashmë janë parë nga miliona njerëz, ndërsa kanë filluar hetimet për rastin në fjalë. Polici Jeff Bonar, siç raporton Al Jazeera, është suspenduar derisa të përfundojnë hetimet. Në rrjetet sociale ndërkaq ka filluar fushatë kundër policit Bonar, ndërsa kërkohet shkarkimi përgjithmonë i tij nga detyra e uniformave blu.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm