Pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka armë, sot njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer kontroll në një lagje afër lumit Ibër përkatësisht tek Shkëmbi i Dudës në qytetin e Mitrovicës Veriore.
Gjatë kontrollit të realizuar në atë pjesë në një kotec pulash policia ka gjetur dhe konfiskuar:
-Një armë te gjatë – AK-47,
-Dy karikatorë të së njëjtës armë me nga 30 fishekë,
-473 fishekë të pistoletës,
-40 fishekë të armës së gjuetisë,
-122 fishekë të kalibrave të ndryshëm të armës së gjatë,
-Një thikë taktike,
-Një komplet i pajisjeve për pastrimin e armës dhe
-Një çantë e zezë.
Policia ka bërë të ditur se në stacion është shoqëruar i dyshuari Z.T, 68-vjeçar, i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.
Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për luftim të dukurive negative dhe ofrim të sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim.