E shtunë, 25 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

Policia turke mbyllë 370 OJQ, akuzohen për terrorizëm!

Ministria turke e Punëve të Brendshme sot e ndërpreu veprimtarinë e 370 organizatave joqeveritare, të cilat janë të dyshimta për lidhshmëri me grupe terroriste. Ministria kumtoi se 153 prej këtyre organizatave janë të lidhura me predikuesin islamik Fetullah Gjylen, 190 me Partinë Punëtore Kurde (PPK), 19 me Partinë revolucionare dhe frontin për çlirim popullor dhe tetë bashkëpunojnë me grupin xhihadist Shteti Islamik (SHI). Autoritetet njoftojnë se veprimtaria e organizatave është ndërprerë me qëllim që “të garantohet siguria dhe të mbrohen rendi dhe qetësia publike”.Vendimi është marrë në bazë të ligjit për gjendje të jashtëzakonshme, i cili u miratua më 21 korrik në kohëzgjatje prej tre muajve pas përpjekjes së pasuksesshme për grusht shtet, ndërsa pastaj  më 11 tetor Parlamenti turk e vazhdoi edhe për tre muaj.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm