Për të pasur një shtet dhe shoqëri demokratike dhe dinjitoze duhet politikë optimiste e mbështetur në argumente racionale, ku gjithmonë prioritet do të jetë qytetari,, përndryshe skepticizmi na çon në humnerë. Shtetndërtimi dhe demokracia besoj se do të thotë shumë dhe ajo ka domethënien për optimizmin
Nga Prof. Xheladin MURATI
Politikëbërja optimiste sado motivuese mund të jetë mungesa e argumenteve racionale bën që të mbizotëroj pesimizmi. Në fakt, optimizmi në politikë shfrytëzohet si shtyllë kryesore si dhe është sfidë më e madhe në politikëbërje. Kjo ishte pritshëmëri me inaugurimin e pluralizmit politikë. Megjithatë kjo nuk ndodhi. Sa është optimistepolitikëbërjanë Maqedoni?Sigurisht bërja e politikës optimiste ka sfidat, përgjegjësitë dhe deyrat, por ajo që mbetet gjithmonë një sfidë e përhershme e politikës optimiste është forca e saj për të bërë ndryshime cilësore dhe pozitive duke përmirësuar jetën e qytetarëve, Përndryshe, në mungesë të transformimeve dhe ndryshimeve, ajo do të ishte një politikë skeptike, pa argumente racionale. Këtë dua ta theksojsi një nga shtyllat kryesore të politikëbërjes optimiste, e cila konsiston në avancimin, transformimin e shoqërisë dhe përkrahjen e barazisë, drejtësisë dhe përparimit të vendit e të shoqërisë. Por kjo nuk ndodhi siç pritej.
Nësepolitikëbërja mbështetet në korrupsion, zhvatje, vjedhje, rrepje të popullit, diferencim, pabarazi sociale, ekonomike dhe etnike, atëherë ajo domosdo është politikë pesimiste, shkurëpamëse, që nuk jep garancionin se përkrahet i tërë procesi i progresit shoqëror. Kjo ndodhi me fillet e procesit pluralist dhe vazhdon edhe më tej.
Me kalimin nga sistemi komunist-socialist në këtë pluralist demokratik shoqëria jonë hyri në një epokë të re. Pritshmëritë ishin të mëdha. Menduam se u bë një ndryshim sa moral aq edhe politikë e kombëtarë i barazisë e sigurisë. Ashtu siç një tërmet mund të ketë pasoja në mbarë shoqërinë, apo një shpërthim vullkanik që ndotë klimën, por ky ndryshim nuk e pati forcën e tërmetit e as të vullkanit.. Ndryshimi që ndodhi nuk solli pritshmëritë e shqiptarëve dhe as të maqedonasve. Ndryshimet nuk sollën gjë të re në marrëdhëniet ndëretnike, përkundrazi i acaruan dhe përshkallëzuan ato kurse në sferën ekonomike solli shkatërrimin dhe shitjen ekompanive të mëdha ekonomike shtetërore duke bërë privatizimin e tyre në dëm të qytetarëve dhe u bë pasurimi i liderëve e varfërimi i punëtorëve apo shkyçja e punëtorëve nga puna..
Ndryshimi solli vetëm një gjë, mundësinë për formimin e partive politike për të garuar në zgjedhje parlamentare e lokale. Kësisoj u formuan shumë parti maqedonase si VMRO, MAAK, SDSM, PL etj. Dhe partia e parë shqiptare PPD e më pas edhe PDP. Formimi i shumë partive solli mundësinë e luftës kudër njëra tjetrësdhe të të gjitha partive maqedonase kundër PPD-së. Solli mundësinë për të denigruar njërën palë apo tjetrën. Solli shembjen e të drejtave të shqiptarëve që i kishin me kushtetutën e më parme siç është e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe dhe kthimin e statusit të pakicës.
Partitë politike maqedonase dhe pushteti maqedonas solli një politikë restriktive kurse partia shqiptare në pushtetdemonstroi një kulturë dhe agresionverbal e intelektual për të fituar të drejtat e shqiptarëve për të qenë të barabartë para pushtetit.
Ndryshe nga periudha socialiste ku maqedonasit e perceptonin veten si arbitër ndaj kërkesave të shqiptarëve, sidomosLKM-jaqë nxiti një politikë armiqësore ndaj shqiptarëve (ndalonte emrat kombëtar, i prishi muret e oborreve, i sharroi derët e oborit, diferencoi intelektualët shqiptarë, përjashtoi nga puna kuadrot e mirëfillta, e burgosi librin shqip, krijoi paralele të përzieramaqedono-shqiptare që të mësojnë shqiptarët maqedonisht e të ngjashme). Në demokraci po ashtu VMRO dhe SDSM e shikonin vetensi arbitra që i përcaktonin liritë dhe të drejtat shqiptarëve. Ngakjo politikë nuk ka shmangie as sot. Madje sot duket evidente se hegjemonia e VMRO-së është përcaktuar si një “perandori”, e cila e dozon lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve sipas kantarit të saj, duke synuar minimizimin e tyre dhe duke i zhveshur shqiptarët nga funksionet e tyre në institucionet e shtetit. Një model i tillë i qeverisjes dhe vendosjes politike nuk mund të jetë efikas dhe i suksesshëm sepse shqiptarët nuk janë as 2 as 3 për qind, por 31 për qind.
Por, për të ndërtuar një të ardhme, një të ardhme të vërtetë, është thelbësore të zhvillohet një koncept i barazizë kombëtare dhe një koncept kulturor e historik që i kundërvihet përpjekjes së partive maqedonse të kohës dhe pushtetit të atëhershëm për të sunduar me një synim shumë konkret për të përçarë PPD-në me qëllim që politika restriktive maqedonase të realizohet pa probleme.
Kësaj tendencemaqedonase PPD-ja iu kundërvu me ngulmë, por gishtat ishin numra që sundonin politikën dhe nuk kalonin kërkesat e deputetëve shqiptar.
Është koha që shqiptarët tu kundërvihen narrativave si të së majtës ashtuedhe të së djathtës, të cilat ende vazhdojnë të gjejnë justifikime përkërkesat e shqiptarëve. Qëndrueshmëria e Maqedonisë do të varet nga qëndrueshmëria e politikës dhe qëndrueshmëria e unitetit shqiptarë, i cili i shtyrë dhe i nxitur nga maqedonasit është jo konsistentdhe i parcijalizuar. Pra, uniteti politik i shqiptarëve nuk është i garantuar dhe erozioni i tij shkon në dëm të shqiptarëve. Në vend që të bashkoheshin, kundërshtarët e vetë shqiptarëve ndaheshin, përçaheshin edhe më shumë, ndërsa politika maqedonase punoi fortë për të realizuarkonceptin maqedon të shtetit.
Politika shqiptare e kohësedhe ato arritje që i realizonte nuk i plotësonin standardet e duhura, pra kërkesat legjitime të shqiptarëve ishin shumë më të gjëra dhe të arsyeshme. Avancimi i tyrenuk realizohej. Prandaj, politika shqiptare apo e PPD-së i nternacionalizoj kërkesat e shqiptarëve dhe njëherësh për realizimin e tyre bashkëpunonte me trupin koordinues të partive politike shqiptare në ish trojet e Jugosllavisë. PPD-ja të ardhmen e shikonte me sytë e të ardhmes jo me sytë e të shkuarës. Më e rëndësishme ishte qëndrimi se e ardhmja e Maqedonisë varet nga shqiptarët, nga guximi dhe vendosmëriashqiptare.
Politika maqedonase për të amortizuar kërkesat tonapërmes OSBE-së solli përfaqësues për koordinim dhe harmonizim të qëndrimeve e kërkesave shqiptare. I pari ndër to ishte Gert Ahrens i cili për katër vite nuk solli ndonjë përmirësim të dukshëm të statusit të shqiptarëve. Pas tij erdhi Maks Van der Stoel,i cili ishte komesar i lartëpër pakica nacionale dhe ai nuk largohej nga ky koncept. Por që të dy qëndronin në vijën e politikës maqedonase. Kërkonin të jemi konstruktiv, pragmatik dhe të realt në kërkesat që parashtronim.
Dua ta theksoj elementin e rëndësishëm që pak më parë e përmenda, përçarjet mes partive politike të shqiptarëve, të cilat u bënë pjesë e përditshmërisë tonë dhe kjo reflektohet në unitetin dhe harmonizimin e veprimit në drejtim tëarritjes së kërkesave legjitime të shqiptarëve.Aktualisht partitë shqiptare mendojnë se gjitnjë janë në gara zgjedhje me fjalorin që përdorin për të uryer, në fakt, ata nuk reflektojnë ndasi apo rivalitet por armiqësi të skajshme. Dhe ato kërkesa sot ekësaj dite mbeten aktuale siç janë: populli shqiptarë të jetë popull shtetformues i Maqedonisë, jo maqedonia të definohet si shtet unitar, Me këtë status kushtetues juridik zgjidhen të gjitha problemt e tjera.
Mosrealizimi i kërkesave të shqiptarëve për barazi u shndërrua në luftë apo konflikt ose kryengritje më 2001.
NGA LUFTËTARPOLITIKAN
Ngjitja e luftëtarëve shqiptarë përmes BDI-së në politikë është një histori që pak e kishin parashikuar institucionet. Lufta filloi fillimisht për ndarjen e Maqedonisë, por shpejt e ndërro kursin dhe thanë se luftojmë për të drejtat e shqiptarëve. Luftëtarët shqiptarë luftuan kundër forcave të armatosura maqedonase, policisë dhe organeve të tjera, por në fund arritën marrëveshje MKO për ndërprerjen e luftës dheralizimin e barazisë. Megjithatë, në këtë marrëveshje nuk shkruan UÇK, por “grupe të armatosura etnike shqiptare”.
ÇKA SOLLI MKO?
Marrëveshja është dokument që adresondisa probleme me rëndësi për të drejtat e shqiptarëve dhe ato probleme janë kompetencë e kushtetutës dhe të institucioneve shtetërore për të siguruar realizimin. Ajo në esencë ka tri çështje boshte:
E para ka të bëjë me statusin e ushtarëve, për të cilët pushtetishpalli amnisti të përgjithshme.
E dytaka të bëjë me barazinë e gjuhës shqipe dhe zyrtarizimin e saj, por kjondodhi në formë gjysmake sepse gjuha shqipe nuk përmendet në Marrëveshje, por përmendet gjuhë e 20 përqindëshit, pra shqiptarët janë shndërruar në numër e kjo vlen edhe për gjuhët e tjera.. Dhe e treta ka të bëjë me sigurinë e shtetit e të popullit maqedonas se ato janë popull shtetëformues dhe Maqedonia është shtet unitar. Politika eluftës së Ushtrisë Shqiptareka qenë jashtëzakonisht popullore në mesin e shumicës shqiptare.
GJENDJA E SHQIPTARËVE SOT
Parimisht gjendja e shqiptarëve sot kapësuar ndryshime në të mirë, por ka edhe shumë për t’u bërë. Problemet politike dhe ekonomike mbeten si çështje serioze. Edhe më tej vendi vazhdon të jetë me probleme, sidomos aktuale është migrimi i popullsisë,largimi i rinisë, për shkak të papunësisë, për shkak të politizimit dhe partizimit të jetës, partizimi i shkollës, punësimit vetëm të militantëve partiak, korrupsionit të skajshëm e të ngjashme. Shqiptarët janë thellësisht të lodhur dhe të zhgënjyer nga politikat e partive shqiptare, të cilat prodhojnë vetëm kriza e pakënaqësi, kurse partitë maqedonase në pushtet bëjnë maqedonizimin e Maqedonisë.Megjithatë, historia e 25 viteve të fundit e procesit të barazisë së shqiptarëvena mëson të jemi skeptikë sidomos ndaj statusit kushtetues juridik, popull shtetformues, zyrtarizimi i gjuhës shqipe, formimi i institucioneve shkencore si ASHSH të RMV-së e të ngjashme.
Të gjitha këto vijnë si pasojë e mosunitetit politik të partive të shumta politike të shqiptarëve, të cilat luftojnë për pushtet e interese të ngushta personale e familjare, dukelënë anash interesat e përgjithshme qytetare e kombëtare. Është mirë kur partitë shqiptare çajnë rrugën e demokracisë, mirëqenis kombëtare, barazisë, por keq kur zënkat mes veti janë me përmasa të gjera përçarjeje. Rol në këtë ndarje të partive shqiptare luajnë edhe Tirana edhe Prishtina dhe kjo nuk është për të na habitur, por nuk është e ndershme. Kjo shkon në favor të maqedonasve.
Pse jemi skeptikë? Sepse praktika politike po dëshmon se përballet me dështime të natyrave të ndryshme, por kryesishtkombëtare, menaxhim i dobët politik, përballje me kriza ndëpartiake shqiptare,kompremetim dhe korrupsion, me arkitekturë të mbyllur politike mes anëtarëve të partisë e jo të hapet ndaj ekspertëve dhe njerëzve që dinë. Kryesore, nuk sigurohet unitet i shqiptarëve, por ndarje e përçarje, fyerje dhe ofendime. Dhe unë mendoj sehistoria na detyron të unifikohemi brenda përbrenda shqiptarëve përballë sfidave të ardhme. Sot, në shoqërinë tonë kemi marrëdhënie shtypjeje, grabitjeje, vjedhjeje, tradhëtie,shfrytëzimi e korrupsioni ku njeriu për njeriun është bërë ujk! Këtu familja e prindërit prej ku fillon formimi i njeriut dhe edukimi i tij ngelën jashtë loje, fëmijët, rinia jashtë çdo mundësie për edukim të organizuar mirë me normat morale e dinjitet njerëzor. Kjo ndihmoj në shpërnguljen e rinisëdhe jo vetëm. “Politika është i vetmi zanat ku mund të gënjesh, të tradhtosh, të vjedhësh dhe të vazhdosh të jesh i respektuar” (Mark Tven)
Si përfundim: Për të pasur një shtet dhe shoqëri demokratike dhe dinjitoze duhet politikë optimiste e mbështetur në argumente racionale, ku gjithmonë prioritet do të jetë qytetari,, përndryshe skepticizmi na çon në humnerë. Shtetndërtimi dhe demokracia besoj se do të thotë shumë dhe ajo ka domethënien për optimizmin.Paqja, zhvillimi, ndërtimi i vendit, barazia nuk mund tëmbahet me forcë, ajo mund të arrihet me mirëkuptim dhe bashkëpunim.(koha.mk)