Pjesëtarët e policisë të SPB-Tetovë, të martën kanë kryer kontroll të veprimit ndaj këmbësorëve, në të cilin u zbuluan dhe sanksionuan gjithsej 43 shkelje. Shumica e shkeljeve ishin të lidhura me kalimin e paspecifikuar të rrugëve, domethënë kalimin jashta nga kalimet e shënuara të këmbësorëve dhe 3 të mosrespektimit të sinjalizimit ndriçues të trafikut në udhëkryq. Për të gjithë këmbësorët-shkelës janë përgatitur parashtresa adekuate dhe ftesa për praninë e të ashtuquajturave mësime të trafikut, me shënimin se gjobat në para për shkelje të tilla shkojnë nga 30 deri në 50 euro në kundërvlerë në denarë. Në këtë kontroll,janë sanksionuar edhe 11 lloje të tjera të veprave të trafikut. Sektori i Punëve të Brendshme- Tetovë apelon këmbësorët, që të mos kalojnë rrugët ku do të arrijnë, por vetëm në kalime të shënuara dhe të respektojnë sinjalizimin ndriçues dhe të tjera. Ata këshillohen të jenë të kujdesshëm se si dhe ku lëvizin në rrugë në të cilat nuk ka të formsuara trotuare dhe shoferët duhet t’u japin përparësi këmbësorëve dhe lëshojnë këmbësorët që të kalojnë, kryesisht pranë shkollave, kopshteve, por edhe në përgjithësi. (U.H)
Pollog, për një ditë dënohen 43 këmbësorë

Përzgjedhja e redaktorit
TREGUES I VARFËRISË: Shpenzime rekord për ushqime, më të shtrenjtët në rajon dhe Evropë (TABELA)
Shpenzimi i një pjese të konsiderueshme të buxhetit lë më pak hapësirë për aktivitete të tjera. Për shembull, për argëtim…
Serbët në Kosovë, Bosnje e Mal të Zi armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe
Ish-politikani serb, Nenad Çanak, ka ngritur alarmin për rrezik në Ballkan, duke përmendur armatosjen e grupeve serbe përmes Kishës Ortodokse…
THORACENTEZA: Nxjerrja e lëngut nga mushkëria: Çfarë duhet të dini?
Thoracenteza është një procedurë minimalisht invazive që përfshin futjen e një gjilpëre në hapësirën pleurale rreth mushkërive. Qëllimi është të…