Kryeministri polak Donald Tusk ka njoftuar një plan trajnimi ushtarak në shkallë të gjerë për të gjithë meshkujt e rritur në Poloni.
Në një fjalim të fokusuar te Mbrojtja dhe Siguria, ai konfirmoi se i kishte kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes që Polonia të tërhiqej nga Konventa e Otavës dhe Konventa e Dublinit, të cilat ndalojnë përdorimin, grumbullimin, prodhimin dhe transferimin e minave kundër personelit dhe bombave thërrmuese, pavarësisht kërkesës së Bashkimit Evropian për të mos e bërë
Ne nuk do të shikojmë askënd, nuk do të kemi frikë nga kritikat e askujt. Çdo gjë që kontribuon në forcimin e mbrojtjes së Polonisë do të zbatohet dhe përdoret”, tha Tusk në një mesazh tepër të ashpër që çon sinjale direkte në Moskë.
Udhëheqësi polak njoftoi një plan për të zbatuar trajnime ushtarake masive “në një shkallë të gjerë për të gjithë meshkujt e rritur në Poloni”, megjithëse ai nuk tha në mënyrë eksplicite se një trajnim i tillë do të ishte i detyrueshëm.
“Ne duam të kemi një model gati deri në fund të vitit”, tha Tusk, duke shtuar se “çdo mashkull i rritur në Poloni duhet të trajnohet në rast lufte”. “Edhe gratë, por ju e dini, lufta është ende në masë të madhe domeni i burrave”, shtoi ai, duke shpresuar që të ketë një numër rezervistësh gati deri në fund të 2025.