E premte, 18 Prill, 2025
13.8 C
Skopje

Popovski thirrje KE-së: Ndryshojeni qasjen ndaj Maqedonisë

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla Poposki në kuadër të Konferencës ndërkombëtare për migrime në Vjenë pati fjalim në panelin e nivelit të lartë politik “Politika evropiane për emigrantët dhe refugjatët – Çfarë pastaj”.

Siç kumtoi MPJ-ja, në fjalim Poposki ka theksuar se ekziston druajtje në suaza botërore se mund të përsëritet viti 2015 me lëvizje kaotike masive të emigrantëve.

“Kjo mund të sjellë deri tek një sërë vendime të njëanshme nga vendet-anëtare të BE-së. Në linjë të fundit edhe suspendime të lirisë së lëvizjes. Në një vit kur disa anëtare kanë zgjedhje rreziqet nga politizimi janë shumë më të mëdha. Radha e tanishme është rezultat i kontrolleve që u vendosën për pengim të kalimeve ilgale dhe të Marrëveshjes BE-Turqi. Një gjë është e qartë, presioni nuk është zhdukur por vetëm janë gjetur zgjidhje të përkohshme”, ka theksuar poposki.

Në konferencën në Vjenë pjesa më e madhe e bisedave kanë qenë për atë se çka mund të bëhet në mënyrë plotësuese në këtë periudhë të pushimit.

Në panel morën pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë Sebastian Kurc, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier, eurokomisari Johanes Han, nënkryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme i Maltës Xhorxh Vela, me të cilët në margjinat e konferencës, Poposki ka pasur takime bilaterale.

Në takimet, siç qëndron në kumtesë, është biseduar për marrëdhëniet bilaterale, misioni vëzhgues të procesit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë, Raporti i Komisionit Evropian dhe domosdoshmëria që të ndryshojë qasja e rekomandimeve të përsëritura pa proces të negociatave për anëtarësim.

“Gjëja e fundit është e domosdoshme që të mbështetet nga të gjithë të cilët ia mendojnë të mirën Unionit dhe kujdesen për publicitetin e tij”, konkludoi Poposki.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm