E shtunë, 15 Mars, 2025
20.8 C
Skopje

Portugalia mposht bindshëm Turqinë

Portugalia ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndeshjen ndaj Turqisë e vlefshme për Grupin E, duke siguruar kështu kualifikimin në mesin e 16 kombëtareve më të mira.

Portugezët e nisën më mirë takimin duke diktuar tempon e ndeshjes dhe duke mbajtur pothuajse gjatë tërë kohës posedimin e topit.

Golin e epërsisë ata e gjetën në minutën e 21-të me anë të Bernardo Silvës i cili shënoi për 1-0 duke e lënë pa ndonjë mundësi reagimi portierin turk.

Ky gol nuk mjaftoi dhe Portugalia e gjeti edhe të dytin vetëm disa minuta më vonë pas një autogoli të shënuar nga Samet Akaydin në minutën e 28-të.

Me epërsi të dyfishtë të Portugalisë përfunduan 45 minutat e para të këtij takimi.

Në pjesën e dytë ra ritmi i lojës por që Portugalia gjeti edhe golin e tretë i cili ishte i fundit në këtë takim.

Në minutën e 56-të, Cristiano Ronaldo u gjend në një situatë ballë për ballë me portierin, por vendosi që të pasojë tek Bruno Fernandes i cili me lehtësi realizoi për 3-0.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më raste të mira shënimi dhe kështu Portugalia mori fitoren e cila i kualifikon ata në mesin e 16 kombëtareve më të mira.

Ndeshjen e fundit të fazës së grupeve Portugalia do ta luajë ndaj Gjeorgjisë, ndërsa Turqia do të ketë punë me Republikën Çeke.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm