Një mbrëmje për t’u harruar për Kamil Grabara, portieri i Kopenhagës, ndër ata që janë përgjegjës për sfidën e Champions League ndaj Galatasaray. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2, me Grabara që pësoi dy gola në dy minuta, në minutën e 86-të dhe të 88-të, duke i dhënë mundësi klubit turk gati të bëjë përmbysjen e pabesueshme të plotë.
Pas ndeshjes, portieri shprehu të gjithë zhgënjimin e tij në rrjetet sociale, duke arritur deri aty sa ofendoi Galatasaray, gjë që shpërtheu zemërimin e tifozëve turq. Pas barazimit mes Kopenhagës dhe Galatasaray, Grabara ka publikuar një foto në Instagram, duke shkruar: “Ne i meritonim tri pikët në atë vrimë miu, por jeta është e tillë, le të vazhdojmë”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i tifozëve të Galatasaray, të cilët kanë pushtuar me komente postimin në fjalë, duke e detyruar portierin të bllokojë komentet dhe të ndryshojë fjalinë në: “I merituam tri pikët nga kjo ndeshje e ndyrë”.
Megjithatë ky redaktim nuk mjaftoi për ta qetësuar zemërimin e tifozëve turq, të cilët pushtuan postimet e tjera të tij me ofendime, sharje dhe kërcënime. Jo vetëm kaq, gruaja e portierit raportoi në rrjetet sociale se kishte marrë mbi 300 mesazhe kërcënimi me vdekje nga tifozët e Galatasaray.