E premte, 4 Tetor, 2024
16.8 C
Skopje

Premier League: 115 akuza kundër Manchester City

Drejtori i përgjithshëm i Premier League, Richard Masters, ka dhënë një intervistë për BBC, në të cilën është rikthyer të flaës për 115 akuzat e bëra ndaj Manchester City: “Është koha t’i zgjidhim për të mirën e kampionatit.

Një panel i pavarur disiplinor do ta shqyrtojë çështjen kundër City, i cili i mohon të gjitha akuzat për shkelje të supozuara të rregullave financiare të Premier League, disa prej të cilave datojnë që nga viti 2009”.

I pyetur nëse çështja në fjalë nge hije dyshimi mbi Premier League, ai u përgjigj: “Ka disa vite që po vazhdon dhe mendoj se është e qartë, çështja duhet të trajtohet dhe të zgjidhet sa më shpejt.

Data e seancës? Nuk mund ta konfirmoj këtë”. Sipas asaj që lexojmë, megjithatë, kjo seancë pritet të mbahet muajin e ardhshëm, ndërsa rezultati i hetimit disiplinor pritet të shpallet në fillim të vitit të ardhshëm, siç raporton “Times”.

Masters shtoi: “Kur çështja të diskutohet, një vendim do të merret e publikohet. Më pas, çdo pyetje që ju dëshironi t’i përgjigjem, do t’i përgjigjem si pjesë e atij procesi”.

Klubet e Premier League po provojnë një sistem financiar alternativ që funksionon si kufi i shpenzimeve, së bashku me rregullat ekzistuese të Përfitueshmërisë dhe Qëndrueshmërisë (PSR). Klubet e nivelit të lartë kanë pasur vështirësi me PSR-në. Sezonin e kaluar, si Nottingham Forest, ashtu edhe Evertoni morën dënime për shkelje, Leicester u gjobit gjithashtu.

Masters shpjegon: “Ne duam të kalojmë në një sistem të ri, që njerëzit i besojnë dhe mund ta respektojnë. Duhet të largohemi nga ndoshta normalizimi i yjeve (*) në renditje, që nënkuptojnë zbritje pikësh, ose rastet rregullatore të gjata”.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm