Quhet Javier Milei, 53 vjeç, ekonomist, me të kaluar si portier, presidenti i ri i Argjentinës. Ai ka kaluar sfiduesin e tij Sergio Massa me 56% të votave. Profili i tij është i lidhur me botën e futbollit, pasi ka mbrojtur portën e Chacarita Juniors për disa vite dhe ka qenë anëtar i Boca Juniors.
Gazeta argjentinase “Olè” ka bërë një portret të Milei, duke kujtuar sfidat që ka përjetuar dhe kundërshtarët që ka hasur në karrierën e tij. Mes tyre edhe Diego Pablo Simeone, kur ishte te River Plate.
Presidenti i ri i Argjentinës, thotë Eduardo Perico Perez, ish-shoku i tij i skuadrës, “bëri çmenduri në portë, zhytej kudo, ishte krejtësisht i çmendur”.
Gabriel Bonomi, një tjetër bashkëlojtar i tij në kohën e Chacarita, përdor fjalë të ngjashme: “Hidhej kudo, nuk i interesonte asgjë, ishte i fortë, i madh, gjysmë i çmendur, prandaj e quanim të çmendur”.