E hënë, 21 Prill, 2025
15.8 C
Skopje

Presidenti që nuk lejohet të hyjë në shtetin e vet

Një burrë po mundohet të krijojë utopi në atë që thotë se është tokë e askujt ndërmjet territorit të Serbisë dhe Kroacisë. Atij i është ndaluar të shkelë në atë që do të konsiderohej territori i shtetit të tij, por nuk dorëzohet. Presidenti ka bërë një xhiro përgjatë ujërave të shtetit të vet, prej të cilit është çuar në ekzil. Ne udhëtuam me barkë nëpër Danub, vetëm disa qindra metra larg Liberlandit, të cilin ai e quan “shtet të dashur”. Por nëse do të provonim të ndaleshim dhe të kalonim anës lumit, policia kroate do të na arrestonte. Në këto anë flitet shumë për patriotizëm, shkruan sot “Koha Ditore”. Liberlandi ka territor prej shtatë kilometrash katrorë, të pabanueshme. Por në mendjen e Vit Jedlickas, president i parë i tij, është një vend plot me ëndrra libertariane – një vend ku nuk paguani taksa, s’ka kontroll armësh dhe me Bitcoinsat si monedhë zyrtare

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm