Presidentja Gordana Siljanovska Davkova i ka hedhur poshtë si të paqëndueshme krktikat e opoziatës në lidhje me guvernatorin e ri Trajko Sllaveski, duke përmendur se bëhet fjalë për profesor të njohur botërisht, për njeri që nuk mund të ndërlidhet me asnjë aferë, krim ose korrupsion dhe për ekspert, që nuk mund të jetë kurrsesi i identifikuar për nga retorika partiake dhe fjalori partiak.
Suljanovska Davkova tha se para se ta marrë vendimin për njeriun e parë të Bankës Qendfore, ka zhvilluar biseda të gjata ehde me guvernatoren e deritanishme dhe me kandidatët tjerë. Tha se vërejtja e vetme e saj është në lidhje me dispozitën ligjore, e cila parashikon mandat shtatëvjeçar, që, siç tha, është periudhë e gjatë, sidomos kur bëhet fjalë për dy mandate guvernatorësh ose gjithsej 14 vite.
“Nuk e pranoj fare kualifikimin, ata gabohen për profesor Trajko Sllaveskin për shumë arsye. Së pari, vetë Ligji për Bankën Popullore nuk përcakton kushtin që ju të mos keni mbajtur një pozicion partiak për pesë vjet (dhe në disa vende, dhjetë vjet), por përkundrazi thotë se ju nuk duhet të mbani një pozicion partiak gjatë mandatit tuaj. Së dyti, problemi i partishmërisë lind kur njerëzit e gabuar vendosen në pozicionet e duhura bazuar në sistemin e “bashkimit”. Njerëz të pakualifikuar, joprofesionistë dhe jokompetent po emërohen në pozicione të larta. Nuk është e drejtë të thuhet kjo për profesor Sllaveskin. Bëhet fjalë për një profesor, dhe jo për një profesor nga ndonjë fakultet apo universitet interesant, por për një profesor me njohje botërore, me njohuri, një profesor që nuk mund ta shoqërosh me një aferë, krim dhe korrupsion, një profesor që nuk njihet nga fjalori partiak, dhe ne kemi parë njerëz të tillë. Më çudit kur profesorët e trajtojnë në atë mënyrë”, tha presidentja, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske.
Kur është dashur të përccaktohet mes dy kandidatëve, njerët me edukim të shkëlqyer dhe të njohur, është udhëhequr, siç tha nga Platon – se në një moshë kur keni arritur gjithçka në profesion, mund të arrini edhe në një institucion të këtillë.
Ajo përkujtoi edhe se në lidhje me funksionet preferon gra.
“Pata një bisedë të gjatë me guvernatoren, e respektoj atë, por respektoj edhe dy kandidatët e tjerë. Do të thuash, atëherë, ku është kandidati, kisha edhe kandidatin tim, por ndonjëherë duhet të jesh realist, sepse kur bëhet fjalë për besueshmërinë dhe integritetin e tyre, nuk mund t’i propozosh thjesht dhe të mos e kalojnë votimin”, tha shefja e shtetit.
Me këtë rast, ajo përsëri tha se vendi më parë kishte pasur një guvernator lider të partisë, Petar Goshev, i cili e kreu funksionin jashtëzakonisht mirë.
“Vërtet dëshiroj që pas raporteve të ulemi dhe realisht, të mos sjellim deklarata dhe memorandume, por të vendosim për çështjet kryesore me konsensus, të mos dalim jashtë shtetit para se të arrijmë një marrëveshje brenda vendit, po përpiqem ta zbatoj këtë metodë si në aspektin e pozicionit ashtu edhe në aspektin e pushtetit”, theksoi presidentja Siljanovska Davkova.