Prindërit hezitojnë t’i vaksinojnë vajzat me vaksinën HPV!

99.8 për qind e kancerit të qafës së mitrës shkaktohet nga virusi papilloma human (HPV). Në vend ka ende ngurrim nga ana e prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre kundër HPV. Këtë vaksinë mund ta marrin të gjitha vajzat që mbushin 19 vjeç dhe nga viti i ardhshëm këtë mundësi pritet ta kenë edhe djemtë.

Llausha ZENUNI

Shkup, 12 nëntor – Vaksina HPV është një përparim i jashtëzakonshëm mjekësor i krijuar për të mbrojtur organizmin kundër disa llojeve të papilloma virusit r, një infeksion i zakonshëm seksualisht i transmetueshëm. Kjo vaksinë synon kryesisht shtamet e HPV-së që lidhen me kancere të ndryshme, duke përfshirë kancerin e qafës së mitrës, kancerin anal dhe kancerin e fytit.

99.8 për qind e kancerit të qafës së mitrës shkaktohet nga virusi papilloma human (HPV). Në vend ka ende ngurrim nga ana e prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre kundër HPV. Këtë vaksinë mund ta marrin të gjitha vajzat që mbushin 19 vjeç dhe nga viti i ardhshëm këtë mundësi pritet ta kenë edhe djemtë.

Dr. Goran Dimitrov, specialist gjinekolog-obstetër nga Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë, tha se pragu për shfaqjen e gjendjeve prekanceroze në qafën e mitrës dhe kancerit invaziv është në rënie. Për një kohë të gjatë kufiri ishte 33-34 vjeç, por si në botë, edhe në vendin tonë, mosha mesatare tenton të ulet.

Sa i përket numrit vjetor të grave që vuajnë nga kanceri i mitrës, Dimitrov tha se nga 100 mijë gra, në dhjetë vitet e fundit janë rreth 16 deri në 23 gra ndërsa pacientja më e re ishte 14 vjeç. Ka pasur edhe raste kur femrat nuk kanë bërë asnjëherë Pap-test apo HPV.

Komisioni i imunizimit nuk është i kënaqur me përqindjen e imunizimeve, ndonëse vendi në rajonin e gjerë, siç tregohet, ka mbulim shumë më të mirë.

“Kjo është kryesisht për faktin se ne ishim të parët që prezantuam vaksinimin HPV. Gjatë gjithë kohës po punohet seriozisht për promovimin e kësaj vaksine. Ajo që na shqetëson, tregojnë shifrat, është se në vendin tonë nuk kemi mbulim të barabartë. Jo vetëm për këtë vaksinë, ajo mund të shihet edhe për vaksinat e tjera. E megjithatë, autoriteti shëndetësor që ka dhe duhet ta ketë mjeku, është shumë më lehtë i disponueshëm në vende të vogla”, tha doktoresha Aleksandra Grozdanova, kryetare e Komisionit të Imunizimit.

Sipas saj, vaksina HPV përballet me një numër të madh mitesh dhe stereotipesh, të pambështetura shkencërisht. “Një prej tyre është se ndikon në aftësinë riprodhuese. Përkundrazi, reduktimi i aftësisë riprodhuese vërehet pikërisht në ato çifte në të cilat infeksioni HPV ishte prezent për një kohë më të gjatë. Vaksina nuk është e re, ka më shumë se njëzet vjet përvojë. Është prezantuar në 156 vende. Efektive dhe falas, e sigurt. Prindërve duhet t’u thuhet qartë kur marrin vendimin se kjo sëmundje infektive çon në zhvillimin e kancerit”, theksoi Grozdanova duke shtuar se tek vajzat e moshës 15 deri në 45 vjeç, kanceri i qafës së mitrës është i dyti, menjëherë pas kancerit të gjirit.

Grozdanova bëri të ditur se për këtë arsye është bërë rekomandimi për zgjatjen e periudhës kohore të pranimit të vaksinës.

Mbulimi i regjistruar prej 52.5 për qind vitin e kaluar është dukshëm më i lartë krahasuar me vitin 2021 – 35.5 për qind. Është më i lartë se mesatarja e mbulimit për periudhën pesëvjeçare, nga viti 2017 deri në vitin 2021, që është 47.7 për qind.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

spot_img

Artikuj të ngjajshëm