E martë, 25 Mars, 2025
15.8 C
Skopje

Pritje pa flamurin e Maqedonisë, LSDM: Vizita e presidentes në Sofje ishte një dështim diplomatik

Vizitën e djeshme të delegacionit maqedonas në Bullgari në krye me presidenten Gordana Siljanovska Davkova, opozita e quan dështim diplomatik, poshtërues dhe turp të paparë në skenën politike. Bogdanka Kuzeska nga LSDM thekson se presidentja e shoqëruar nga ministrat, në Bullgari janë pritur si përfaqësues të ndonjë prej klubeve lokale bullgare ose institucione komunale, dhe jo si përfaqësues të lartë ndërkombëtar të një shteti anëtar i NATO-s dhe partner i rëndësishëm.

“Gordana krenare është pajtuar që të takohet pa u shfaqur flamuri maqedonas, zgjodhi të dërgojë kumtesë në opinion pa e shfrytëzuar emrin kushtetues të shtetit, është pajtuar të takohet pa deklarata të përbashkëta për mediat. Ky është turp i madh. Siljanovska prej atje kthehet pa kurrfarë porosie ose marrëveshje konkrete. Çështja është pse e paguajnë qytetarët Gordanën, që të shohë opera dhe të kënaqet? A pak i kishte tre muaj pushim vere në vilën në Ohër?”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm