E shtunë, 22 Mars, 2025
4.8 C
Skopje

Prodhimi industrial në janar është rritur për 1,4 për qind, ndërsa eksporti për 5 për qind, sipas asaj që thotë Mickoski

Sa i përket treguesve ekonomikë, gjithashtu mund të shpreh kënaqësinë time. Sepse, ja, pas gjashtë muajsh, arritëm të arrijmë në një situatë zero. Kur them situatë zero, strategjia jonë kishte tre hapa. Së pari, ndalja e rënies së lirë, e cila ishte e dukshme dhe që qytetarët e ndjenin. Duhej ta ndalonim atë. Pastaj, të arrinim në një gjendje zero – kjo ishte faza e dytë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski

”Dhe tashmë, nga gjendja zero, të fillojmë të ngrihemi lart. Disa thoshin se për të arritur në një situatë zero, ndoshta do të duheshin një deri në një vit e gjysmë. Unë jam vërtet i kënaqur që, edhe pas vetëm gjashtë muajsh, ne kemi arritur në një pikë ku mund të themi se më në fund, prodhimi industrial u rrit këtë muaj janar me 1,4%. Kjo është një gjë e mirë, veçanërisht me fokus te industria përpunuese.

sipas MIckoskit nde kemi rënie në sektorin e minierave dhe industrinë e automobilave, për shkak siç tha ai të uljes së porosive nga Gjermania dhe krizës në industrinë e automobilave.

”Dhe gjithashtu në pjesën e furnizimit me energji elektrike dhe klimatizim. Mendoj se në muajt e ardhshëm edhe aty do të ketë përmirësime, pasi situata në EMV tashmë është konsoliduar” tha ai.

Megjithatë, në të gjitha sektorët e tjerë, përfshirë edhe produktet ndërmjetëse, ka rritje. Kështu që kjo rritje prej 1,4% e prodhimit industrial është inkurajuese. Inkurajuese është edhe ulja e papunësisë dhe rritja e punësimit. Kjo do të thotë se numri i të punësuarve po rritet, që nënkupton se po rritet numri i atyre që krijojnë vlerë, që janë të aftë për punë dhe punojnë intenzivisht”, potencoi Mickoski

Kryeministri vendit ceku se eksporti është rritur për 5% gjatë muajit janar.

”Diçka që nuk është vërejtur që nga qershori i vitit 2023. Eksporti është rritur për 5%. Dhe nëse muaji i parë i tremujorit të parë tregon këto performanca, unë pres që trendi i rritjes së Bruto Prodhimit Vendor të vazhdojë. Dhe nuk do të isha i befasuar nëse gjatë këtij tremujori të parë do të arrijmë një rritje prej 4 deri në 4,5% ose edhe më shumë. Kështu që, me kënaqësi mund të them se objektivi ynë për të arritur në një situatë zero si Qeveri, tashmë është arritur. Tani duhet të vazhdojmë, nuk duhet të relaksohemi, duhet të vazhdojmë edhe në muajt që vijnë. Të analizojmë shifrat dhe të vazhdojmë të punojmë për mirëqenien e qytetarëve”, tha Mickoski

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm