E mërkurë, 9 Korrik, 2025
25.8 C
Skopje

Profesori dhe nxënëset gënjyen se janë helmuar

Profesori i kimisë në gjimnazin e Gostivarit dhe dy nxënëset e vitit të dytë, kanë pohuar se janë helmuar, por mjekët dhe MPB kanë zbuluar gënjeshtrën. Prokuroria Publike e Gostivarit ka filluar hetimin për pohim të rrejshëm të F.A (57) nga Gostivari, i punësuar si profesor i kimisë në Gjimnazin e Gostivarit dhe dy nxënëset e vitit të dytë, të cilët kanë pohuar se janë helmuar. Ata dje kanë ardhur në Spitalin e qytetit në Gostivar dhe janë ankuar për plogështi dhe marramendje në orën e kimisë, ndërsa në klasë kanë ndjerë një aromë të padurueshme. “Plusinfo” raporton se atyre u është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa infektologu ka konstatuar se tek ata nuk ka shenja helmimi. Nëpunësit policor kanë kontrolluar kabinetin e kimisë, të cilët nuk kanë zbuluar asnjë lloj lënde ose gjurmë, dhe as nuk kanë ndjerë asnjë aromë të padurueshme. (U.H)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm