“Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi Urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër një personi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit penal. Hetim është iniciuar edhe kundër një personi tjetër për vepër penale – Ndihmë ndaj kryerësit pas veprës së kryer penale sipas nenit 365, paragrafi 3 i Kodit penal”, informojnë nga Prokuroria publike.
I dyshuari i parë, siç thonë nga Prokuroria, dje gjatë kryerjes së dhunës familjare në shtëpinë në Shuto Orizare ka privuar nga liria partneren e saj me të cilën ka jetuar në lidhje jashtëmartesore. Veprën e ka kryer në prani të vajzës së tij 5-vjeçare. Viktimës i ka shkaktuar lëndime dhe plagë me thikë në qafë dhe gjoks nga ku ka vdekur në vendin e ngjarjes.
“Menjëherë pas kësaj ai është arratisur nga shtëpia i ndihmuar nga i dyshuari i dytë i cili i ka dhënë rroba të tjera dhe i ka mundësuar transport me makinë deri në pikën kufitare Tabanoc. Ai e ka lënë atë pranë kufirit dhe është kthyer në Shkup ku ka tentuar të fsheh gjurmët e veprimit. I dyshuari për vrasjes ka vazhduar drejt kufirit ku është ndaluar dhe arrestuar”, thuhet në kumtesë.
Prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit si për të dyshuarin për vrasje ashtu edhe për bashkëpunëtorin e tij.