Prokuroria turke urdhëroi arrestimin e 103 profesorëve nga një universitet të Stambollit në suaza të hetimit kundër ndjekësve dhe simpatizantëve të predikuesit islamik, Fetullah Gjylen. Gjylen është i akuzuar nga Ankaraja se e udhëheq organizatën terroriste FETO dhe është përgjegjës për përpjekjen për grusht shtet më 15 korrik. Hetimi është fokusuar në Universitetin teknik Jilldiz në Stamboll. Sipas Hyriet, veçmë janë arrestuar 70 persona nga ai universitet në aksionet në qytet, të kryera nga policia.
Artikuj të ngjajshëm

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër