Jemi këtu për pagë minimale prej 500 euro, e shumëzuar me koeficient për kompleksitet për arsye se paga prej 500 euro nuk është e mjaftueshme. Për shkak se dy paga minimale nuk mundësojnë shpenzime bazë jetese për një familje katëranëtarëshe. Do të vijmë shumë më tepër nëse nuk i rrisin pagat. Kërkojmë pagë të denjë për punë të denjë”, theksoi Sllobodan Trendafillov, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) para Qeverisë ku edhe përfundoi marshimi protestues i 1 majit.
Trendafillovi u kërkoi pjesëmarrësve në protestë “t’ia kthejnë shpinën Qeverisë siç bënë edhe me Kuvendin më parë” sepse, tha ai, për katër muaj “ua kthyen shpinën punëtorëve, u vardisen pronarëve, kërkojnë sindikata qeveritare, për të mos rritur pagën”.
“Me 160 000 denarë, është e lehtë të thuash se mund të jetosh me 24. Sepse ata nuk kujdesen për ne, punëtorët, ne punëtorët kemi ardhur këtu sot për t’ua kthyer shpinën që të ndjejnë se si duket t’ua kthejë shpinën për katër muaj … katër muaj për të luftuar kundër sindikatave dhe kundër të gjithë neve në mënyrë që pagat tona të mos rriten. Që ata të kënaqen, e ne të mbijetojmë … Ata na sulmojnë për të penguar punëdhënësit të negociojnë me ne … Në kundërshtim me ligjin, ata përcaktuan pagën minimale, për herë të parë që nga viti 2011 në mënyrë të njëanshme, në dëmin tonë, të punëtorëve. Prandaj sot kërkojmë që Qeveria të jetë në anën e punëtorëve, qytetarëve, votuesve të saj, e jo në anën e pronarëve, oligarkëve dhe punëdhënësve. Të propozojë ndryshime në Ligjin për pagën minimale që do të rrisë pagën minimale në të paktën 30.000 denarë ose 500 euro, ashtu dinjitoze siç e kanë bërë kudo qeveritë në rajon. Ose – Qeveria dëshiron të ketë punëtorët më të varfër në mënyrë që t’ua ofrojë investitorëve të huaj si krah i lirë pune, si skllevër”, tha Trendafillovi. Ai paralajmëroi se ndoshta do të organizojnë grevë, “qoftë edhe për një ditë në të gjithë shtetin” nëse nuk ka vesh për kërkesat e tyre.
Tërpe Deanovski nga AOJSHQ tha se “pa punëtorë nuk ka ekonomi, nuk ka zhvillim dhe nuk ka të ardhme”.
“Vite me radhë, dëgjojmë premtime do të ketë paga më të larta, vende të sigurta pune dhe drejtësi sociale. E çfarë fituam – paga të papaguara, pagesa të shkurtuara të pagave në Prokurori dhe gjyqësor, 200 persona në gjyqësor pa kontratë pune, çmime të rritura, të rinj të shpërngulur, përpjekje për të vrarë punëtorë në vende pune. Deri më tani, nuk ka qenë kështu në Maqedoni. Kjo Qeveri premtoi se do të ishte në anën e punëtorit dhe sot jo vetëm që hesht, por na sulmon kur kërkojmë paga më të larta. Por, nuk kemi frikë nga sulmet e tyre, gënjeshtrat e tyre dhe konferencat për media plot manipulime. Asgjë që ata bëjnë nuk do të na ndalojë, ndërsa ne do të vazhdojmë përpara sepse kërkojmë paga dinjitoze për jetë dinjitoze. Ne nuk do të heshtim dhe nuk do të ndalemi”, tha Dejanovski.
Kristina Ampeva nga “Gllasen tekstilec” theksoi se megjithëse disa sindikata pjesëmarrëse në protestë kanë pikëpamje të ndryshme, sot ato janë të bashkuara për të njëjtin qëllim dhe nuk ka ndarje midis tyre – “e kjo është lufta për pagë më të lartë”.
“Sot nuk po protestojmë kundër Qeverisë, por duam t ‘u sugjerojmë funksionarëve të të gjitha partive politike që marrin 79 për qind pagë të rritur, shpenzime të udhëtimit dhe shtesa të ndryshme, për t’ u thënë atyre dhe për t’u treguar se paga e punëtorëve me rritje 1.800 nuk mund të jetë e mjaftueshme. Nuk mundet njerëz me pagë prej rreth 2.000 euro nuk mund t’u thonë njerëzve me 400 euro se është e mjaftueshme. Për shkak të pagës së mjerueshme, po shpërngulen të rinjtë dhe familje të tëra . Kemi eksod të të rinjve dhe popullatës të aftë për punë. Të paktën le të shohin vendet e rajonit ku pagat janë rritur. Mbetëm vend me inflacionin më të lartë që i hëngri pagat, me normën më të ulët të rritjes së ekonomisë, vendi me pagën më të ulët”, tha Ampeva.
Tomislav Gievski nga NSON bëri thirrje që të respektohen marrëveshjet kolektive dhe të mbahen premtimet e bëra ndaj punëtorëve në vitet e kaluara.
“Kërkojmë të mbajnë fjalën e tyre dhe të përmbushin sot atë që premtuan një , dy, tre vjet më parë. Sepse premtim i papërmbushur është gënjeshtër, ndërsa gënjeshtra duhet të ndëshkohet. Gënjeshtra ndaj punëtorëve është mëkati më i madh që mund t’i shkruhet një elite politike. Prandaj, ne kërkojmë shpenzime udhëtimi, ashtu si të tuat, kërkojmë para për ushqim, ashtu si të tuat. Po kërkojmë të njëjtat benefite që i keni edhe ju, sepse edhe ne i meritojmë. Çfarë ju bën juve më të rëndësishëm në shoqëri sesa ne, punëtorët? Ju transmetojmë porosinë – nuk do të ketë paqe derisa të përmbushen kërkesat e punëtorëve dhe gjithnjë e më shpesh do të na shihni këtu”, tha Gievski para Qeverisë.
Përfaqësuesit e sindikatave u dërguan gjithashtu mesazhe organizatave sindikale që sot nuk iu bashkuan protestës së 1 Majit. Trendafillovi i quajti ata “kuazisindikata që rrinë në shtëpi”, Ampeva deklaroi se asaj i vinte turp “nga disa sindikata që dje festuan 1 Majin në hotel luksoz”, ndërsa Dejanovski tha se disa sindikata thjesht e quajnë veten të tillë dhe “paraqiten si zëri i punëtorit, ndërsa janë zëri i Qeverisë”.
“Nuk lëvizin as gishtin nëse nuk u thotë qeveria. Dhe le të mos stolisen me puplat tona, kur as nuk kanë negociuar as nuk kanë protestuar, ndërsa duan të na marrin të gjitha meritat. Pra, le ta marrin atë nga ne, vetëm që punëtorët të nënshkruajnë atë që u takon – paga më të mira dhe jetë më të mirë. E ne duhet të jemi të vetëdijshëm se vetëm me luftë dhe unitet do të marrim atë që na duhet, e kjo ka ndryshuar. Lufta jonë është e drejtë, ndërsa dhe forca jonë janë punëtorët, pa ta ne nuk jemi askush”, tha kryetari i AOJSHQ-së.
Protesta e 1 Majit në të cilën LSM dhe sindikatat që morën pjesë kërkuan pagë minimale 500 euro, që të gjitha pagat e tjera të rriten për 100 euro dhe të respektohen marrëveshjet kolektive të pagave, filloi nga Shtëpia e punëtorëve, vazhdoi para Kuvendit dhe Odës Ekonomike dhe përfundoi para Qeverisë.
Konfederata e Sindikatave të Lira (KSS) paralajmëroi se nuk do të merrte pjesë në protestën e sotme meqë kryetari Bllagoja Rallpovski beson se ka dialog të mirë social në vend dhe se problemet “zgjidhen gjithmonë në tryezë”.
Dita Ndërkombëtare e Punës është festë publike në mbi 80 vende të botës. Shënohet më 1 maj në shenjë respekti për viktimat e grevës që u zhvillua në Çikago në vitin 1886, në të cilat u kërkua orar pune prej tetë orëve. Në vitin 1889, në kongresin themelues të Internacionales së Dytë, u miratua Deklaratë me të cilën janë ftuar punëtorët nga e gjithë bota të demonstronin në mënyrë që të përmirësohet pozita e tyre. Që atëherë, në shumicën e shteteve në botë mbahen marshime protestuese.