E diel, 20 Prill, 2025
5.8 C
Skopje

Punëtorët e “Jugohrom” bllokojnë rrugën

Autostrada Shkup-Tetovë sot paradite është bllokuar nga punëtorët e “Jugoromit”, të cilët kanë dalur të protestojnë para pikëpagesës në Zhelinë, për të kërkuar siç thonë ata “zgjidhjen për 730 të punësuarit”.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Bajram Amiti më herët deklaroi “Arritëm që këtë muaj punëtorët të mos largohen nga puna. Ata punëtorë që kanë pushimet vjetore pa shfrytëzuar t’i shfrytëzojnë, kurse të tjerët të shkojnë në pushim të detyruar, pra mbeten në marrëdhënie pune por me 70% të rrogës”.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm