Një 21-vjeçar nga Shtipi është ndaluar nga policia, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë një bashkëqytetar, por nuk e ka goditur.
Ministria e Brendshme thotë se shkak ka qenë moszgjidhja e marrëdhënieve borxh-kreditor.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij pas dokumentimit të plotë të rastit në koordinim me prokurorin publik do të ngritet kallëzim përkatës”.