E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
6.8 C
Skopje

“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”, Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë që tronditi sot Suedinë, pas një sulmi në një shkollë në Orebro.

Përmes një postimi në “X”, Osmani u shpreh se shkollat duhet të jenë vende mësimi e jo frike dhe terrori, duke shtuar se në këto momente qëndron me popullin suedez.

“Sulmi i tmerrshëm në një shkollë në Orebro, Suedi, është tronditës. Shkollat ​​duhet të jenë vende zhvillimi dhe mësimi, jo frike dhe terrori. Në këto momente të vështira, ne qëndrojmë pranë popullit të Suedisë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, shkroi Osmani.

Kujtojmë se 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit në një shkollë ne qendër të qytetit, teksa autoritetet po merren me hetimet që çojnë në zbardhjen e rastit.(IndeksOnline)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm