E enjte, 14 Nëntor, 2024
6.8 C
Skopje

Qeveria dhe komunat firmosën marrëveshjet

Shkup, 27 tetor – Krerët e komunave nënshkruan marrëveshjet e projekteve të cilat i fituan nga thirrja publike e Qeverisë për mbështetje të pushtetit lokal. Nga vlera e përgjithshme prej 100 milion eurove nga faza e parë, komunat fituan rreth 67 milion euro për 274 projekte.

“Ky është investimi më i madh në histori të pushtetit qendror për vetqeverisjet lokale dhe thirrjet publike do të vazhdojnë derisa të shfrytëzohen 250 milion eurot e parapara. Dua të apeloj deri te komunat të përgatisin projekte cilësore dhe ato do të realizohen”, tha Hristijan Mickoski.

Por çfarë ndodhë me katër komunat të cilave nuk iu pranua asnjë projekt dhe nuk iu nda asnjë qindarkë? Bëhet fjalë për Qytetin e Shkupit, komunat Saraj, Tearcë dhe Strumicë.

“Këto katër janë komuna të cilat nuk kanë fituar asnjë projekt përshkak se janë vonuar me dokumentet dhe në bazë të vendimit të Qeverisë, afati është vazhduar deri më 15 nëntor, kështu më informoi ministri i vetqeverisjes lokale. Kështu që do të kenë afat deri më 15 nëntor të dorëzojnë atë që u mungon. Edhe një pjesë e këtyre komunave të cilat i përmenda gjithashtu kanë projekte të cilat janë miratuar por u mungojnë ca dokumente. Edhe ato gjithashtu duhet t’i plotësojnë dokumentet deri më 15 nëntor””, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Bashkë me projektet të cilat do të dorëzohen deri më 15 nëntor, Mickoski pret që numri i projekteve të arrijë deri në 350, me qëllim që të përmbushet shuma e paraparë prej 6 miliard denarëve nga faza e parë. Nga thirrja e parë për projekte infrastrukturore nga fusha e arsimit dhe shkencës, janë ndarë 133 milion denarë. Për projekte në transport, 2.8 miliard denarë. Për politikën sociale rreth 59 milion denarë. Në fushën e sportit do të investohen 220 milion denarë, nga fusha e kulturës dhe turizmit janë ndarë afro 200 milion denarë, ndërsa për ambientin jetësor do të investohen afro 630 milion denarë

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm