E shtunë, 8 Shkurt, 2025
-0.2 C
Skopje

Qeveria e Malit ka sekuestruar tre ton ari nga kompania kanadeze Barik

Qeveria e Malit sot filloi ta konfiskojë arin e kompanisë kanadeze për miniera Barik, si pjesë e betejës juridike për një pjesë të të ardhurave që i detyrohen këtij vendi të Afrikës Perëndimore, citohet në letrën e kompanisë.

Sekuestrimi vijoi pas letrës paralajmëruese ndaj kompanisë Barik këtë muaj nga Gjykata Supreme Hetuese e Malit, ku thuhet se do të sekuestrohen tre ton ari.

Menaxheri i lartë i kompanisë Barik dje konfirmoi se qeveria e Malit ka sekuestruar tre ton ari.

Sipas menaxherit, ari është nxjerrë nga miniera në afërsi të Kejs, në perëndim të vendit dhe është transportuar me aroplan dhe kamion në kryeqytetin e Malit, Bamako.

Ari i sekuestruar vlerësohet rreth 180 milionë.

Mali është një nga prodhuesit afrikan udhëheqës të arit, por me vite lufton me dhunën dhe shkallën e lartë të varfërisë dhe urisë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm