E shtunë, 25 Janar, 2025
-0.2 C
Skopje

Qullavkova: Maqedonishtja të jetë e detyrueshme

Akademikja Katica Qullavkova në një deklaratë për mediat, të postuar në profilin e saj në rrjetet sociale ka theksuar se ekzistenca e dy ligjeve jo të harmonizuara për gjuhët në Maqedoni dhe për gjuhën maqedonase gjeneron pengesa serioze shtesë në përdorimin dhe praktikimin e gjuhës maqedonase në shtet dhe institucionet e tij, kryesisht në dëm të gjuhës maqedonase.

Qullavkova ka kërkuar që urgjentisht duhet të miratohet një ligj për mësimin e detyrueshëm dhe njohjen e gjuhës maqedonase si gjuhë shtetërore nga të gjithë qytetarët e saj.

Nënshtetësia dhe punësimi në administratë nuk mund të merren nëse një person nuk e njeh mirë gjuhën maqedonase, ka deklaruar për Kurir Qulavkova.

Sipas saj, duhet të rritet numri i paraleleve të gjuhës maqedonase (ndaras nga orët e letërsisë) në shkollat ​​fillore dhe të mesme, të fillohet me njohjen e gjuhës maqedonase në institucionet parashkollore (çerdhe) si dhe mësim cilësor i të obligueshëm i maqedonishtes në fakultete.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm