E enjte, 23 Janar, 2025
3.8 C
Skopje

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duan ”keshin” për pagesa, vetëm 11 % prej tyre shfrytëzojnë kartelat brenda dhe jashtë vendit

Qytetarët e Maqedonisë si dhe blerësit e Ballkanit ende preferojnë pagesë me para në dorë, ndërsa pagesat digjitale që janë rregull në BE, ende janë të kufizuara. 59% të qytetarëve të Maqedonisë kanë kartela pagesore ndërsa 43% i përdorin ato.

Megjithatë, sipas të dhënave të Bankës popullore, ka trend të vazhduar të përdorimit të rritur të kanaleve digjitale për pagesë. Transaksionet e përgjithshme me kartela në vend dhe jashtë vendit kanë rritur për 11.3% për nga numri dhe 13.6% për nga vlera.

Vlera e transaksioneve për e-tregti në vend dhe në vendet e huaja janë 522.5 milionë euro që paraqet 9.1% nga transaksionet e përgjithshme me rritje prej 7.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas anketës nga Asociacioni për e-tregti, 72.5% nga e-tregtarët kanë theksuar se metoda kryesore e pagesës është me kesh ndërsa 82.5% janë përgjigjur se klientët e preferojnë këtë mënyrë të pagesës.(Tv21)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm