E shtunë, 15 Mars, 2025
20.8 C
Skopje

Qyteti i Shkupit: Pas protestave qëndron VMRO-DPMNE

“Maqedonia është shtet i robëruar nga regjimi, ndërsa qytetarët janë të manipuluar” –  reagoi Qyteti i Shkupit pas mbajtjes së protestës

 

Vlerësojnë se pas protestave qëndron VMRO-DPMNE-ja.

“Në Shuto Orizare nuk ka transport publik, për shkak se grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit, refuzoi që t’u mundësojë transportuesve privat që të drejtojnë autobusë të tyre në përputhje me kërkesat që i kanë dorëzuar deri te Trajko Sllavevski para disa muajve” , thuhet në reagimin e autoriteteve të qytetit.

Sipas tyre, është e turpshme, siç shtojnë, gënjeshtra e Kurto Dudushit, i cili bashkëqytetarët e vet i bënë që të protestojnë në temperatura nën zero që ai t’i pëlqejë VMRO-DPMNE-së e cila është në pushtet, prej ku shpreson për mbështetje për mandatin e ardhshëm.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm