Ministri i shëndetësisë Arben Taravari në profilin e tij në Facebook shkruan se në kohën e tanishme shqiptarët janë faktorizuar shumë referuar sipas tij bashkëpunimet mes dy kryeministrave Rama dhe Kurti. Sipas asaj që shkruan Taravari shqiptarët e RMV-së kanë marrë vëmendjen e plotë të dy shteteve shqiptare. Sipas tij Shqiptarët kanë krijuar lidhje të re mes vete por pa mos i specifikuar këto lidhje edhe pse dy kryemininistrat Kurti dhe Rama kanë një luftë të heshtur mes vete dhe duke anashkaluar faktin se Kryeministri Rama ka qenë hapur në qëndrimet e tij pro oponencës politike të Taravarit.
Më tej postimi i plotë i Arben Taravarit
“Gjithsesi midis këtij kaosi të përgjithshëm, midis shumë çudirave që po ndodhin, po ndodh edhe një çudi tjetër, fatlume: kjo situatë ka afruar shqiptarët dhe shtetet e tyre më shumë se asnjëherë!
Megjithëse historia tregon qartë se ne nuk kemi ditur asnjëherë ta duam mirë njëri-tjetrin, kësaj radhe duket se po sfidojmë këtë fatlum!
Konica i famshëm do të ishte krejtësisht i shokuar nga ky bashkim i pashembull, por sigurisht do të ishte i lumtur!
Pamje që tregojnë aleancë pa kushte midis dy kryeminitrave shqiptarë Kurti dhe Rama në takime ndërkombëtare, janë surprizë e madhe e çerek shekullit të radhës. Midis shqiptarëve ka nisur një Lidhje e Re, e para e këtij lloji prej kur historia na mban mend.
Një fakt tjetër edhe më interesant është shqiptarët në Maqedoni jo vetëm nuk po lihen anash në këtë pajtim le të themi, por ata janë më të përfshirë se kurrë.
Madje jemi kthyer fokus prioritar i dy shteteve shqiptare dhe me thënë të drejtën po marrim atë që jo vetëm e meritojmë por edhe atë që na është vonuar”, shkruan mes tjerash Taravari.
Më tej ai këtë vlerësim të kësaj situate, e përcjell te publiku si “lajm të mirë”.
“Lajmi i mirë është se: Shqiptarët janë afruar shumë me njeri-tjetrin!
Kur them shqiptarët nënkuptoj atë që mund ta quaj Nivel Politik i tyre.
Moto e Belgjikës, që është edhe Zemra Administrative të Evropës, është “L’Union fait la Force” që në shqip përkthehet “Bashkimi Bën Fuqinë”.
Këtë shprehje e kemi dëgjuar që ta ketë thënë edhe Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, që fundja edhe nëse nuk e ka artikuluar e ka dëshmuar me veprën e tij të jashtëzakonshme.
E tash ka ardhur koha që ne pasardhësit e tij ta mëshirojmë prapë atë që shumë shekuj e kanë kërkuar miliona shqiptarë!
Kështu përftojmë të gjithë më shumë, jemi më të fortë, më të paqtë, më Shqiptarë!”, ka shkruar Arben Tarvari