Rama: Pa politikën nuk do kishte BE, nuk do kishte SHBA, nuk do kishte gjëra që sot na duke bazike, ndërkohë për mua dhe për ndokënd janë shumë të freskëta kur ishin të pamundura. Liria për të folu, për t’u zgjedhur, liritë individuale, garancitë ligjore etj.
Të merresh me politikë nuk do të thotë të merresh me punë të pistë, por diçka shumë fisnike. Si çdo gjë tjetër varet nga duart,. Duart e pastra bëjnë një punë të caktuar, të pistat një tjetër. Duart e afta bëjnë një punë të caktuar, duart e paafta një tjetër.
Duart e treguara bëjnë një gjë, të fshehtat bëjnë një gjë tjetër.
Kështu që kërkon kurajë, forca dhe fuqi të brendshme për të mos u dorëzuar. Parlamenti është në moment degradimi sepse është në moment riformësimi. Është si një trup që ka kaluar një fazë, sepse po fillon të riformësohet. PS ka për detyrë ta udhëheqë këtë ripërtëritje. PS është partia më e vjetër dhe më e re, kjo është arsyeja pse fiton dhe do të fitojë prapë./Konica.al