Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të premte një fjalim në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh”.
Rama ishte mes një paneli të rëndësishëm ndërkombëtar dhe figura të shquara nga politika dhe Evropa të cilët mbërritën në Tiranë për të sjellë në fokus edhe rolin e rinisë në të ardhmen e Evropës.
Ndërkaq, Rama foli dhe për reformën në drejtësi.
“Nuk është e përsosur, ka mjaft disavantazhe, por hera e parë në histori që kemi njerëz, politikisht të fuqishëm që shkojnë para një prokurori e gjyqtari të pavarur. Kurrë s’ka ndodhur qysh nga 1912 që nga pavarësia jonë deri kur finalizuam reformën në drejtësi, kurrë s’kishim parë një ministër, apo individ të profilit të lartë të lidhur me pushtetin politik të çohej para gjykatës e jo më të dënohej. Tashmë po i shohim këto gjëra dhe pa BE, harrojeni. Nuk jemi naiv, por jemi idealist për BE-në”, tha Rama.