Është publikuar Raporti i autopsisë të tashmë të ndjerit Astrit Dehari. Dokumenti gjashtë faqesh ka pasqyruar shkakun dhe mekanizmin e vdekjes të 26-vjeçarit. Në raport thuhet se Dehari “ka vdekur si pasojë e dëmtimeve të vetëshkaktuara”. Megjithatë, ka reaguar menjëherë avokati Gashi. Duke u bazuar në raport, Gashi është shprehur se që është përsëritur para disa ditësh, është shkruar sërish në dokument: “Dehari ka vdekur nga asfiksia”. “Ata nuk na kanë dhënë as fotografi të Astrit Deharit, as fotografi nga dhoma ku ka qëndruar Dehari dhe asgjë. Ky nuk është raport i obduksionit”, ka thënë avokati Gashi. Instituti i Mjekësisë Ligjore është vetëm njëri ndër institucionet që jep mendimin e tij. Ne do t’i konsultojmë edhe institucionet tjera”, thotë Gashi, duke potencuar se raporti thotë se Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia. “Duhet të studiohet saktë se cilat kanë qenë shkaqet nëse ka vdekur nga asfiksia, andaj rasti nuk është mbyllur”, ka thënë Gashi.
Artikuj të ngjajshëm

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër