Në kuadër të seancës së 51-të të Kuvendit para deputetëve është raporti vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024.
Në raportin e publikuar në ueb faqen e Kuvendit theksohet se gjatë vitit 2024, Këshilli në kuadër të seancave të 39-ta të mbajtura ka kryer përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave, zgjedhjen dhe shkarkimin e gjyqtarëve porotë, ka konstatuar ndërprerjen e detyrës gjyqësore, ka konfirmuar në mënyrë joprofesionale dhe joadekuate kryerjen e detyrës gjyqësore me shqiptimin e masave disiplinore, ka shqyrtuar dhe vlerësuar raportet tremujore dhe vjetore për punën e gjykatave, ka marrë vendime për kalimin e përkohshëm të gjyqtarëve nga një gjykatë në tjetrën, ka kryer vizita pune në gjykata me qëllim të konstatimit të disa gjendjeve dhe ka kryer punë tjera në kuadër të kompetencës së tij të konfirmuar me ligj.
“Misioni vlerësues i BE-së në vitin 2024 ka përgatitur një raport për funksionimin e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilin janë dhënë rekomandime afatgjata, afatmesme dhe afatshkurtra, ndërsa zbatimi i rekomandimeve afatshkurtra për të cilat është përgjegjës Këshilli ka filluar në vitin 2024 përmes aktiviteteve që i zbaton Këshilli, të cilat janë shënuar në Planin e Veprimit të miratuar gjatë vitit 2024. Prioritet ishin aktivitetet e shënuara në Planin e veprimit për implementimin dhe zbatimin e rekomandimeve jashtë BE-së drejtuar Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në të njëjtën kohë, duke marrë parasysh Raportin e Misionit të vlerësimit dhe udhëzimet dhe indikacionet në të, Këshilli Gjyqësor në periudhën e ardhshme do të vazhdojë të avokojë për mbrojtjen e integritetit, pavarësisë dhe profesionalizmit të gjyqtarëve dhe institucioneve dhe do të kundërshtojë çdo ndikim të brendshëm apo të jashtëm në punën e tij”, thuhet në raport.
Prioritet për Këshillin Gjyqësor në vitin 2025, siç theksohet në Raport, do të jetë zbatimi i mëtejshëm i rekomandimeve të shënuara në Raportin e Misionit të Vlerësimit, të cilat janë dhënë me qëllim të përmirësimit të procedurës së përzgjedhjes, promovimit dhe llogaridhënien e gjyqtarëve/kryetarëve të gjykatave dhe anëtarëve të Këshillit, si dhe përmirësimin e transparencës, komunikimit dhe menaxhimit të burimeve në Këshill. Në këtë drejtim, Këshilli bën me dije se do të vazhdojë me përpjekjet maksimale për aplikim dhe veprim konsekuent në përputhje me dispozitat ligjore, monitorimin e situatës në gjyqësor dhe ofrimin e propozimeve të reja për përmirësimin e situatës, monitorimin e punës së gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave, si dhe të vetë gjykatave, duke ndërmarrë veprime në kuadër të kompetencave të tij në zbulimin e akteve korruptive në gjyqësor, ndërsa në atë drejtim edhe përpjekjen për zbatimin e Programit të miratuar dhe Planit aksionar për parandalim dhe ndjekje të korupsionit në gjyqësor gjatë vitit 2022-2025.
Në Raport theksohet se një nga përpjekjet bazë të Këshillit është ndarja financiare e pushtetit gjyqësor nga pushtetet tjera, përkatësisht përpjekja për rritje të përqindjes së Buxhetit gjyqësor në lidhje me Prodhimin e Brendshëm Bruto nga 0,3 për qind aktuale në nivel vjetor në 0,8 për qind të përcaktuar me ligj të buxhetit gjyqësor.
Në këtë seancë janë edhe Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për programin qendror evropian për këmbim të studimeve universitare (CEEPUS IV), Propozim-ligji për shndërrimin e kërkesës të Republikës së Maqedonisë së Veriut me bazë të obligimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj në depozitë të përhershme në Shoqatën aksionare për kryerjen e veprimtarisë energjetike, transmetimit të gazit natyror NOMAGAZ Shkup në pronësi shtetërore, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për punësimin dhe sigurimin në rast të papunësisë në lexim të parë, Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për agjencitë private për punësim në lexim të parë dhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shëndet publik në lexim të parë.