E shtunë, 15 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Rasti i Frosinës, Prokuroria ende nuk e ka identifikuar gardianin që ndihmoi Vasil Jovanovin të sigurojë celular në paraburgim

Prokuroria akoma nuk ka identifikuar gardianin i cili i ka mundësuar Vasil Jovanovit të pajiset me celular brenda në qeli. 22 vjeçari që dyshohet se e goditi për vdekje Frosina Kullakovan edhe nën e kujdesin po hetohet se si u furnizua me celular. Hetimi është shtrirë edhe tek gardianët dhe njësiti që ka qenë kujdestar ditën kur u kap telefoni i Jovanovit.

“Ne si Prokurori jemi duke monitoruar këtë ngjarje, përfshirë edhe prokurorët publikë në Departamentin e specializuar për vepra penale të kryera nga personat me autorizim policor dhe policinë e burgjeve dhe presim në çdo moment të identifikojmë ose eventualisht ta zbulojmë dhe identifikojmë personin i cili ia ka dhënë telefonin”, tha Islam Abazi, Prokuroria e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryeprokurori konsidero se vepra e Vasil Jovanovit është bërë me paramendim, prandaj do të kërkon dënimin maksimal si organ që përfaqëson akuzën në gjykatë.

“Nga provat e deritanishme është e padiskutueshme se bëhet fjalë për vepër të kryer me paramendim, prandaj prokuroria po zhvillon procedurë ndaj të dyshuarit në këtë rast për vepër më të rëndë në fushën e sigurisë në komunikacion, e siguroj opinionin dhe familjarët se procedura do të jetë efektive dhe prokuroria do të insistojë në dënimin më të rëndë”, u shpreh Lupço Kocevski, Kryeprokuror .

Ndërkohë, derisa Jovanov ndodhet në paraburgim, dje u protestua për herë të dytë në Shkup duke kërkuar drejtësi dhe dënim maksimal për Jovanovin. Revolta u shtua kur në rrjetet sociale u publikuan fotografi ku Jovanov shihej me celular në dua. Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve njoftoi se Jovanov është pajisur me celular nga një i burgosur tjetër. Frosina Kullakova është përplasur duke kaluar me dritë të gjelbër në vendkalim për këmbësorë në bulevardin “Aradhat Partizane” nga 20-vjeçari Vasill Jovanov, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje qarkullimi. Jovanov është person me precedent penal.(Alsat.mk)

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm