E hënë, 16 Qershor, 2025
28.8 C
Skopje

Rasti ”Lotaria”, Prokuroria tregon si përfituan jashtëligjshëm 11.8 milionë denarë gjashtë të punësuar

Departamenti për luftimin e krimit të organizuar ka ngritur kallëzim penal ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të detyrës dhe procedurave të furnizimeve publike në Lotarinë Shtetërore të RMV-së. Dyshohet se është manipuluar kontrata për qiramarrjen e softuerit për sistemin e Lotarisë, duke rritur vlerën e furnizimit dhe duke favorizuar në mënyrë të padrejtë dy persona juridikë, të cilët përfituan mbi 11 milionë denarë. Në këtë proces janë përfshirë drejtues të institucioneve dhe anëtarë të komisionit për furnizime publike

“Departamenti për luftimin e krimit të organizuar dhe të krimit të rëndë ngriti kallëzim penal kundër gjashtë personave fizikë për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar ” dhe ” keqpërdorimi i procedurës së thirrjes publike, dhënies së kontratës të furnizimit publik ose partneritetit publik-privat’’. Gjegjësisht, i denoncuari i parë, në cilësinë e kryetarit të këshillit drejtues të Lotarisë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka miratuar planin për ndryshimin dhe plotësimin e planit të furnizimeve publike për vitin 2023 dhe ka zvogëluar periudhën e vlefshmërisë së kontratës për qiramarrjen e softuerit për sistemin e lotarisë në një vjet, me çka e ka rritur dyfish vlerën e vlerësuar të furnizimit dhe ka lidhur kontratë me person tjetër juridik”, njofton MPB

I denoncuari i dytë, në cilësinë e drejtorit të Sektorit të Teknologjisë Informatike, ka hartuar kërkesë për ndryshimin e planit të furnizimeve publike me Sektorin e Furnizimeve Publike të Lotarisë Shtetërore të RMV-së për vitin 2023, në të cilën ka shënuar se fondet e parashikuara për qiramarrjen e softuerit të sistemit të lotarisë në shumën prej 12,000,000 denarësh nuk janë të mjaftueshme dhe gjithashtu nuk ka ndërmarrë veprime për prishjen e kontratës me një person juridik privat edhe përkundër asaj se e ka ditur që po veprojnë gabimisht në pjesën e mirëmbajtjes së softuerit.

“Të denoncuarit e dytë, të tretë dhe të katërt, në cilësinë e anëtarëve të komisionit për furnizime publike, kanë hartuar raport nga procedura e zbatuar në vitin 2023 në të cilën kanë konstatuar se ofertat e dorëzuara nga njëri person juridik nga dhe personi juridik tjetër i kanë plotësuar kriteret, edhe përkundër asaj se nuk i kanë plotësuar kriteret e kërkuara. Të denoncuarit e pestë dhe të gjashtë në emër të personave juridikë kanë lidhur kontratë për paraqitjen e ofertës së përbashkët në procedurë të hapur, në të cilën kanë shënuar se përveç garancisë bankare për ekzekutimin cilësor dhe në kohë të kontratës, njëri person juridik do të sigurojë edhe softuer të zhvilluar për sistemin e lotarisë, ndërsa personi juridik i denoncuar nuk i ka përmbajtur dhe përmbushur kushtet dhe kërkesat e furnizimit. Nga veprimet e ndërmarra, të dy personat juridikë kanë përfituar dobi të kundërligjshme pasurore prej 11.870.754 denarësh”, thonë nga MPB

Kujtojmë se në rastin e ‘Lotarisë Shtetërore’ dy të dyshuarit kryesorë janë ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ish-drejtori i ‘Lotarisë Shtetërore’ Përparim Bajrami. Të dy ata akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin e Lotarisë me mbi 501 milionë denare

Më 16 dhjetor dhe 24 dhjetor 2024 Policia Financiare ka paraqitur kallëzime tjera penale kundër Përparim Bajramit, në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Shoqërisë Aksionare për Organizimin e Lojërave të Fatit të Lotarisë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, poashtu për shkak të “ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. (Portalb.mk)

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm