A mund të imagjinohet që Serbia t’ua ndalon hyrjen në stadium kundër Shqipërisë dy tifo-grupeve “Grobari” dhe “Delije”, që për dallim nga tifozat “KuqeZi”, më shumë janë grupe parapolitike e ushtarake sesa simaptizues të kombëtares serbe! Kështu gazetari dhe botuesi i gazetës KOHA, Arben Rarkoceri e ka komentuar vendimin e Federatës Shqiptare të Futbollit që tifozët “KuqeZi” të mos lejohen sonte të futen në stadiumin e Tiranës dhe ta përcjellin ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Reagimi i plotë i gazetarit Arben Ratkoceri:
FSHF, veç për hatër të Serbisë, ua ndalon tifo-grupit “KuqeZi” të jenë në stadium. Madje, formën që ka zgjedhur për këtë vendim duke e involvuar edhe UEFA-n, për ta “amnistuar” veten, as mendja e regjisorëve të Hollivudit nuk do t’u shkonte.
Zjarrin e stadiumit qëllimisht po e shndërron në teatër absurd njejtë si para disa viteve në Elbasan, ku Serbia lehtësisht mposhti Shqipërinë – duke njohur diferencën në kualitet të ekipeve, ku atë avantazh të tifozëve që kishte kombëtarja i është shuar. Me këtë rast, nuk duhet të na habit nëse përsëritet rezultati i ndeshjes në Elbasan.
Edhe në këtë ndeshje nuk u lejuan tifozët “KuqeZi”, që mbi 20 vite në të mirë e në të keq, e kanë përkrahur kombëtaren!
Dhe, a mund të imagjinohet që Serbia t’ua ndalon hyrjen në stadium kundër Shqipërisë dy tifo-grupeve “Grobari” dhe “Delije”, që për dallim nga tifozat “KuqeZi”, më shumë janë grupe parapolitike e ushtarake sesa simaptizues të kombëtares serbe!