Reagoi LSDM. Thonë se vetëm Mickoski jeton mirë, ndërsa realiteti është se ekonomia është në gjunjë.
Në njoftimin e tyre thuhet:
Është e qartë se Mickoski jeton në një botë paralele, plotësisht i shkëputur nga realiteti në të cilin qytetarët në Maqedoni mezi ia dalin të përballojnë jetesën, përballen me shtrenjtimet, paga të mjerueshme, kuleta bosh dhe frigoriferë bosh, thonë nga partia opozitare.