E premte, 14 Shkurt, 2025
7.8 C
Skopje

Real dhe Barça duan kampionin e botës, por pa shpenzuar para

El Gol Digital raporton se Barcelona dhe Real Madrid interesohen për kampionin e botës që luan te Chelsea, Enzo Fernandez. Propozimi i dy gjigantëve spanjollë është paksa i çuditshëm dhe vështirë se do pranohet nga Chelsea.

Si Real ashtu edhe Barcelona janë gati t’i propozojnë Chelsea-s shkëmbimin kokë më kokë. “Los Blancos” ofrojnë Aurelien Tchouameni në këmbim të yllit argjentinas.

Ndërkohë Barcelona ofron për Chelsea-n, mesfushorin holandez Frenkie De Jong, paga e lartë e tij dhe forma aspak e qëndrueshme po iu sos durimin katalanasve.

Edhe pse Enzo Fernandez nuk ka pasur një shkëlqim të madh deri tani, duket e vështirë që “Blutë” të heqin dorë prej tij, aq më tepër për dy lojtarët e përmendur më sipër.

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm