E mërkurë, 19 Mars, 2025
8.8 C
Skopje

Real Madrid mund minimalisht Atleticon, 2-1

Real Madridi ka triumfuar 2-1 në 1/8 e finales përballë Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Në 45 minutat e parë u shënuan dy super gola, duke u dridhur portat e të dyja skuadrave.

Pas vetëm katër minutash lojë, Rodrygo shënoi një gol të bukur, ndërsa asistuesi ishte Federico Valverde.

Por, Los Cholchoneros nuk u dorëzuan nga ky gol i hershëm dhe vazhduan me lojë të fortë.

Në minutën e 32-të, Julian Alvarez po ashtu realizoi një super gol, duke i barazuar shifrat në 1-1.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa edhe në 45 minutat e dytë kishte një super gol.

Ishte minuta e 55-të e ndeshjes, kur Brahim Diaz lëshoi një super goditje, duke mposhtur Jan Oblakun dhe për ta rikthyer epërsinë e Los Blancos.

Ndeshja vazhdoi me ritëm të lartë, me dy skuadrat që tentonin të shënonin, por që më nuk kishte tundje rrjetash.

Real Madridi i shkon Atletico Madridit në javën e ardhshme, për të përfunduar atë se kush kalon në çerekfinale.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm