Me pensionimin e Toni Kroos verën e kaluar dhe largimin e hershëm të Casemiros në 2022, Real Madridi e gjen vetën në nevojë urgjente për një përforcim në mesfushë.
Vetëm Luka Modric, i cili do të mbush 40 vite në shtator, mbetet nga treshja legjendare e asaj mesfushe që fitoi tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve mes 2015 dhe 2018.
Tani, ‘Los Blancos’ po e hulumton tregun për ta sjellë një mesfushor të ri dhe një emër po qëndron si kandidat më i favorizuar se sa të tjerët.
Bëhet fjalë për Martin Zubimendin i cili aktivizohet tek Real Sociedadi dhe i cili po shihet si zëvendësuesi më adekuat i Toni Kroos.
Drejtuesit e klubit e shohin atë si një përzierje të Xabi Alonsos dhe Rodrit – një lojtar i cili është në gjendje të orkestrojë lojën e ekipit nga qendra e fushës dhe të rrisë kapacitetet e bashkëlojtarëve.
Zubimendi gjithashtu plotëson disa prej kushteve kryesore të Real Madridit:
Mosha: Në moshën 25-vjeçare (së shpejti 26-vjeçar në shkurt) ai po futet në kulmin e karrierës.
Vlera e kartonit: Klauzola e tij prej 60 milionë eurosh është e arsyeshme për një lojtar të kalibrit të tillë, kontrata e të cilit skadon në 2027.
Pozicioni: Ai do të plotësonte një hapësirë kritike në mesfushë.
Politika e klubit: Real Madridi favorizon transferimin e lojtarëve të rinj spanjoll për ta rinovuar skuadrën e tyre.