E shtunë, 15 Mars, 2025
20.8 C
Skopje

Reali po e konsideron seriozisht rikthimin e talentit spanjoll në skuadër

Real Madridi po e konsideron seriozisht mundësinë e rikthimit të Miguel Gutierrez në skuadër për të përforcuar fazën e mbrojtjes.

Mbrojtësi i majtë ka impresionuar së fundmi me paraqitjen e tij ndaj gjigantit madrilen në La Liga, duke kontribuar si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. 

Gutierrez ka qenë në radarin e Real Madridit që prej se ai u largua në drejtim të Gironas në kërkim të minutave. 

Klubi ka përfshirë një klauzolë të riblerjes në kontratën e tij, e cila ua lejon atyre ta rikthejnë në skuadër për vetëm 8 milionë euro. 

Me Ferland Mendy dhe Fran Garcia që po përballen me kritika shkaku i paraqitjeve të luhatshme, forma e Gutierrez ka rënë në syrin e drejtuesve të klubit. 

Real Madridi e sheh klauzolën e riblerjes si një avantazh të madh, veçanërisht pasi klubet e tjera duhet të paguajnë 35 milionë euro për ta transferuar atë.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm