SPB Shkup informoi se në Shkup sot dhe nesër, për shkak të vizitës zyrtare të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, Njësia për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së, do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët në rajonin më të gjerë qendror të qytetit të Shkupit.
SPB Shkup u apeloi qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë.