E premte, 21 Mars, 2025
-3.2 C
Skopje

Rekordi i wrestler-it që piu 119 birra në 6 orë

Për disa, ai është luftëtari më i madh i të gjitha kohërave, për të tjerë konsiderohet si mrekullia e tetë në botë, për të gjithë ishte André Gjiganti, me emrin në origjinë André René Roussimoff. Një burrë 2. 26 metra i gjatë dhe me peshë më shumë se 200 kg, i bërë protagonist i kronikave të shumta jo vetëm se ishte mundësi/wrestleri i parë që u bë pjesë e bulevardit të famës në Hollywood “Hall of Fame”, por edhe për një tjetër arritje të tij epike. Andre Gjiganti arriti të pijë plot 119 birra në vetëm 6 orë, duke fituar titullin e “Konsumatorit më të madh në histori”, sikurse kujton portali  “birranotizie.it”.

 

andre6_original

 

Në kuadër të një takimi mes legjendave të Wrestling, Mike Graham ka treguar që André, një herë piu 156 kriko birre në vetëm një natë, episod ky i konfirmuar edhe nga Dusty Rhodes, sikurse dhe nga Lillian Ellison në autobiografinë e saj, “The Fabulous Moolah”. Dyshimi i vetëm qëndron mbi numrin e saktë të birrave të konsumuara: Ellison shkruan: “André konsumoi 127 birra në barin e një hoteli në Reading dhe më pas e zuri gjumi hollin e hotelit. Stafi i hotelit nuk arriti ta zhvendosë dhe të gjithë u detyruan të presin deri sa të zgjohej nga gjumi”. Një anekdotë kjo aq e rrallë dhe mbresëlënëse, sa edhe sot e kësaj dite, ndonëse kanë kaluar mbi 20 vjet nga vdekja e Andre Gjigantit, kujtohet me simpati dhe me çudi. (Telesport)

 

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm