E mërkurë, 19 Mars, 2025
11.8 C
Skopje

Rëndohet bilanci në Siri, 185 viktima nga përleshja me mbështetësit e Asadit

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi sonte se 90 civilë alavitë janë “ekzekutuar” nga forcat e sigurisë në rajonin e Latakias, bastion i kësaj pakice myslimane nga vjen ish-presidenti sirian Bashar al-Assad.

Drejtori i Observatorit i tha AFP se 90 alavitë, duke përfshirë “të paktën gjashtë gra” u ekzekutuan nga forcat e sigurisë të qeverisë së re në rajonet e Bania, Latakia dhe Jableh.

Sipas kësaj organizate joqeveritare, në përleshje janë vrarë 45 luftëtarë besnikë të Asadit dhe 50 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Bazuar në këtë raport të fundit, numri i të vdekurve nga përleshjet që shpërthyen të enjten është 185.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm