E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
5.8 C
Skopje

Rënia e prodhimit industrial

Prodhimi industrial vitin e kaluar në krahasim me vitin 2023 ka shënuar rënie për 3,6 për qind. Në dhjetor të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të një vitit paraprak, prodhimi industrial shënoi rënie prej 1,4 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit dhjetor të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie nga 10.0 për qind, në sektorin Industria përpunuese shënon rënie nga 1.1 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje nga 5.7 për qind.

Rënia në sektorin e Industrisë përpunuese është kryesisht rezultat i rënies së prodhimit në departamentet e mëposhtme: Prodhimi i tekstileve, Prodhimi i veshjeve të veshura, Prodhimi i letrës dhe produkteve të letrës, Prodhimi i produkteve të gomës dhe plastikës, Prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike, Prodhim makinerish dhe pajisjesh, të papërmendura diku tjetër, Prodhim mjetesh motorike, rimorkio dhe gjysmërimorkio dhe Prodhim mobiljesh.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin dhjetor të vitit 2024, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Prodhimet kapitale për 20.1 për qind, derisa rritje vërehet te Energjia për 2.4 për qind. Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 3.7 për qind, Prodhime të qëndrueshme të konsumit të gjërë për 14.7 për qind dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4.9 për qind.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm