Deputeti i koalicionit VLEN, Riad Shaqiri ka qenë i ashpër sot ndaj Blerim Bexhetit dhe BDI-së lidhur me interpelancat e parashtruara kundër zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti. Shaqiri. Shaqiri pyet BDI-në se ku ishte kjo parti kur u brugos nënë Feridja në fshatin prej nga vjen ai Hotëë. Ai akuzoi BDI-në se ka pranuar siç thotë riformatimin e Flamurit Kombëtar.
“Është apsurde sot të diskutohet mirëpo ja që Blerimi më inspiron kohë pas kohe për polemika. Thatë se nuk mbahet dasmë pa flamur, është fakt, por është mëkat të ndryshosh përmasat e flamurit kombëtarë, e ju pranuar të riformatoni formën e flamurit kombëtarë dhe përdorimin e tij. Folët për drejtësinë, por më së paku ju si subjekt keni të drejtë të flisni për drejtësinë. Ju nuk ishit të zëshëm kur u burgos nënë Feridja nga fshati Hotël për rastin Monstra. Nëna e vuajtur u burgos dhe askush prej jush nuk mbajti llogari për atë punë. Ju po flitni për një çështje se nuk jeni të involvuar në korrupsioni. Prokuroria po troket në dyert e juaj. Sot individ të caktuar nga hiqi kanë hidrocentrale, nga hiqi kanë qendra tregtare”, ka deklaruar deputeti i koalicionit VLEN, Riad Shaqiri.