E diel, 20 Prill, 2025
15.8 C
Skopje

RMV-ja do të jetë nikoqir i takimit të liderëve të rajonit për Planin e rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor

Ministria për Çështje Evropiane informon se në gjysmën e dytë të marsit të këtij viti, Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqir i Takimit të radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor (WB6), kushtuar Planit të rritjes së Bashkimit Evropian.

Vendimi është marrë si rezultat i rolit proaktiv të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përgatitjen dhe zbatimin e Agjendës së Reformave lidhur me këtë plan strategjik.

“Në mënyrë shtesë do të publikohet data e saktë e mbajtjes së Takimit, si dhe detajet lidhur me këtë ngjarje. Ky vendim i BE-së është mirënjohje për angazhimet tona për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në familjen evropiane”, thonë nga Ministria për Çështje Evropiane.

Abonohu

Për t'u përditësuar me të gjitha lajmet e fundit, ofertat dhe njoftimet speciale.

Artikuj të ngjajshëm