Cristiano Ronaldo me një kontratë të re. Siç informon e përditshmja madrilene AS, klubi dhe futbollisti kanë arritur akordin total për zgjatjen e bashkëpunimit me portugezin. Kontrata aktuale e Ronaldos që përfundon në verën e vitit 2018 do të zgjatet deri në vitin 2021, kur futbollisti do të jetë 36-vjeç çka do të thotë se Ronaldo praktikisht është i lidhur me Realin deri në fund të karrierës së tij futbollistike, dhe në të do të përfshihet një rritje shumë e rëndësishme e pagës. Reali i Madridit pritet ta bëjë zyrtare zgjatjen e kontratës në orët e ardhshme, dhe ndërkohë nuk përjashtohet ideja që këtë të hënë në Bernabeu për këtë rast të ketë një shfaqje publike para mediave për të shpjeguar gjithë detajet. Ndryshe nga rinovimet e mëparshme, Reali për këtë rast mund të hapë Skenën e Nderit, për t’i dhënë më shumë shkëlqim akordit të ri me lojtarin e tij më të rëndësishëm. Ky operacion inkuadrohet në politikën e rinovimeve që po ndjek Reali i Madridit me rinovimet e mëparshme të Tony Kroos, Luka Modric, Lucas Vazques dhe Gareth Bale. Në këtë aspekt mbeten ende pa një zgjatje të marrëveshjes Isco dhe Pepe, i cili do të jetë i lirë në fund të sezonit, dhe duke filluar që nga janari mund të hyjë në bisedime me çdo ekip tjetër. (Supersport)
Artikuj të ngjajshëm

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër