Wayne Rooney “rrëshqiti” paksa, ndërsa ishte në hotel me kombëtaren angleze, ku kërkohej përqendrim i vazhdueshëm para miqësores me spanjollët. Atij i kanë shpëtuar disa foto, të publikuara nga “The Sun”, që tregojnë sulmuesin e Manchester United në një “formë” mjaft mirë. Fjala është jo për formën sportive, por për qejfin, që ta blaton pirja e alkoolit.
Rooney ishte duke pirë birrë dhe verë me një anëtar të federatës angleze, kur u ftua për t’u bashkuar me një martesë, që po zhvillohej në të njëjtin hotel. Në njërin prej imazheve të transmetuara nga “The Sun” shihet Rooney me një kameriere (me këmishën e Anglisë) dhe një mysafir i pranishëm në kremtimin e çiftit.