“Sinqerisht nuk e di. Është e vërtetë që nuk kam bërë as 20% të asaj që kisha planifikuar për këtë klub. Erdha këtu me shpresën për të transformuar skuadrën. Ndjeva se gjithçka duhej transformuar dhe tani është një grup më i kompletuar”, tha Arteta.
“Jam krenar që e kam arritur këtë qëllim së bashku me ekipin tim. Në planin sportiv, numerikisht, në dy sezonet e fundit kemi qenë shumë afër titullit. Zemërimi dhe ambicia janë për faktin se nuk mjafton ajo që është bërë. Prandaj duhet të kërkojmë më shumë nga vetja”, shtoi Arteta.
Shifrat flasin qartë: Arteta është trajneri me përqindjen më të mirë të fitoreve në historinë e klubit (60.07% në 268 ndeshje), madje më i mirë se Ëenger (57.98% në 1235 ndeshje).
“E rëndësishme është qëndrueshmëria me kalimin e kohës. Kjo tregon gjithashtu se duhet të ngremë stekë, sepse duke qenë përqindja më e lartë në historinë tonë, tani nuk mjafton më për të arritur atë që ia vlente më parë. Herë të tjera, titujt fitoheshin me ato shifra. Jo tani”, deklaroi trajneri spanjoll.